Të fundit

Arifi: Urime 1 Shtatori dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, prindërve e mësimdhënësve

Kreyetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook uroi 1 Shtatorin ditën e parë të shkollës, të gjithë fëmijëve, nxënësve mësimdhënësve dhe prindërve.

Ai tutje ka shtuar se nuk do të ndalet së punuari për të mirën e qytetarëve të komunës sonë.

Mes tjerash z.Arifi është shprehur se ndihet krenar kur sheh se fëmijët kanë filluar mësimin në shkollë me kushte shumë më të mira se herave të kaluara, po ashtu ai ka thënë se ndjehet i lumtur që nxënësit kanë filluar vitit shkollor me teskte shqip.

Postimi i plotë :

Arifi: Urime 1 Shtatori dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, prindërve dhe mësimdhënësve.

“Urim të veçantë për fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore, uroj shëndet dhe mbarësi.
Nuk do të kursej asgjë nga vetja ime, do të përballoj çdo sfidë vetëm e vetëm të kontriboj në të mirën e popullit tim. Ndihem krenar kur shoh fëmijët tanë që kanë filluar mësimin me kushte shumë më të mira se vitet e kaluara dhe me tekste shkollore në gjuhën shqipe.”