Shqipëri

Edi Rama i kthehet Berlinit: Macron i premtoi Ramushit se për 4 muaj e heq veton për vizat, Merkel i tha please, please hiqe taksën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kishte premtuar ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, liberalizim të vizave. Ndërsa kancelarja gjermane, thotë Rama, e kishte bërë zotimin se nëse largohej taksa do të investohej tërësisht në këtë çështje.

“Kanë qenë Merkel. Macroni. Vuqici, Brnabiqi dhe unë.“, tregon Rama në Klan.

“I tha që nëse për katër muaj nuk ndodhë asgjë, ti do të marrësh liberalizimin e vizave. E kuptoj se ti do i thuash popullit tënd se përse e pezullove taksën. Ata do ta kuptojnë se ti kishte të drejtë në këtë proces. Ajo që Ramushi thotë se ishte presion ishte kjo. I thashë në shqip “Ramush mere”. Ai më tha largohu. I thashë “Ramush mere se nuk vjen më”, shtoi ai.

“Në atë moment mu kthye Macroni dhe më tha çfarë thotë? I thashë se ka mosbesim. ky diskutim bëhej në tavolinë ku ishim në këmbë të gjithë.”