Edhe 5 persona me Covid-19 në Bujanoc, gjithësej 73 të infektuar
Të martën u regjistruan edhe 5 raste të reja pozitiv në Covid-19 në komunën e Bujanocit, ndërkohë janë duke u pritur rezultatet e testimit të mostrave edhe për nëntë persona të tjerë, tha për Bujanovaçke dr. Llella Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 73 numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar me Covid-19.
-Numri i pacientëve ka filluar të rritet në mënyrë të pakontrolluar, sikur dhe fluksi i pacientëve në ambulantën kovid me me probleme të infeksioneve respiratore . Kjo është arsyeja që sërish iu bëjë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përcaktuara, sepse kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e epidemisë, tha Dr. Jovanoviq.