Lajme

Takimi për dialogun, opozita refuzon ftesën e Hotit

Në orën 12:00 pritet të mbahet takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me disa prej liderëve politikë në Kosovë.

Dy liderët opozitarë, Albin Kurti i LVV-së dhe e Kadri Veseli i PDK-së, edhe këtë herë nuk i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Hoti.

Ky i fundit e ka thirrur “forumin e liderëve”, siç ka thënë, për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë. /kp/