Edhe 211 mijë doza vaksine ‘Pfitzer’ arrijnë nesër në Serbi
Serbia është duke vazhduar me vaksinimin e qytetarëve sa i përket luftimit të virusit COVID-19.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se të hënën ose të martën në mëngjes arrijnë edhe 211 mijë doza të tjera të vaksinës së llojit ‘Pfitzer’.
“Kinezër dhe Pfitzer punojnë si një orë zviceranë sa i përket dërgesave të vaksinave. Të hënën arrijnë ato të Pfitzer kurse në javën tjetër pritet të arrijnë edhe 500 mijë vaksina kineze”, tha ai.