Bota

E frikshme: Zhduket gazetarja që live e quajti kriminale luftën e Putinit në Ukrainë

Një gazetare që kishte inskenuar një protestë ‘live’ në TV për të kundërshtuar luftën e Vladimir Putin në Ukrainë është zhdukur, kanë thënë avokatët e saj.

Gazetarja Marina Ovsyannikova e kishte quajtur ‘kriminale’ luftën dhe kishte thënë se Rusia është agresore në një video të regjistuar më parë, para se të dilte në edicionin më të shikuar të lajmeve në Rusi, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

43-vjeçarja protestoi gjatë edicionit të lajmeve në ‘Channel One’ duke mbajtur një shënim që thoshte: “Ata po ju gënjejnë”.

Nëna e dy fëmijëve menjëherë ishte ndaluar në zyret e kanalit, por avokatët e saj nuk kanë qenë në gjendje të shohin atë në mes së frikës që ajo po mbahet në një lokacion sekret.

Sipas grupit për të drejtat e njeriut ‘OVDInfo’ në Rusi, akovatët e së cilit kanë qenë duke e mbrojtur Marina-n, prokurorët kanë filluar hapjen e një procedure ndaj saj.

Por ata kanë shkruajtur në ‘Twitter’: “Mbetet ende e paqartë se ku është ajo”.