Lajme

Vuçiq: Serbia nuk do të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s dhe përkundrazi do të mbrojë vetë tokën dhe hapësirën e saj ajrore.

“Ne do të ruajmë fëmijët tanë dhe të ardhmen tonë, kemi mjaft ushtarë. Interesi ynë është paqja dhe kompromisi, por koha e pogromit dhe persekutimit ka mbaruar,” tha Vuçiç në një tubim në qytetin jugor të Vranjës të organizuar nga Partia e tij Progresive Serbe (SNS), raporton N1.

Vuçiq deklaroi poashtu se ka frikë se çfarë mund t’i sjellë Serbisë, pro se beson se populli do të bëjë gjënë e duhur në zgjedhjet e ardhshme.

“Më 3 prill flisni ju, faleminderit shumë për gjithë përkrahjen”, shtoi ai.