Të fundit

Sami Salihu sot priti në takim Shefin e misionit të OSBE- së Jan Braathu

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës Sami Salihu, pati takim me z. Jan Braathu

Postimi i plotë i z. Salihu :

Me ftesë të z.Jan Braathu isha në një takim në zyrat qendrore të OSBE-së, ku patëm një takim koordinues dhe bashkërendues, me theks të veçant situatën politike, por edhe sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në Luginë.

Misioni i OSBE-së në Serbi, veçanërisht Shefi i missionit të OSBE-së në Serbi z. Jan Braathu edhe një herë po e rikonfirmon interesin dhe përkushtimin e tij të veçant për të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve të Luginës në Serbi.

Në bisedën që patëm, mora mbështetjen por edhe ia rikonfirmova që Lëvizja për Reforma është faktor politik dhe promotor i përfaqësimit të denjë politik në Komunë të Preshevës dhe që parimi kryesor i imi dhe i Lëvzjes për Reforma është qëndrimi stabil dhe mosluajtja e standardeve të dyfishta që do të cenonin të drejtat tona.