FemraFutbollSporti

E dhimbshme: Shoqja e Florijana Ismailit tregon momentin e zhdukjes së futbollistet shqiptare

Futbollistja shqiptare e Kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili, nga e shtuna konsiderohet si e zhdukur në liqenin e Comos në Itali, transmeton Ministria Lajmeve.


Dje(e shtunë) ishte njoftuar për një turiste zvicerane të zhdukur në liqenin e Comos. Sipas raportimeve nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, e zhdukura është Florijana Ismajli, futbolliste e Zvicrës dhe e skuadrës së Young Boys.

24 vjeçarja nga Presheva kishte vendosur që me një mike dhe bashkëlojtare të kalonin një ditë në liqenin e Comos. Floriana ishte zhytur në ujë dhe më nuk ka dalë. Pas kësaj janë angazhuar zhytësit dhe kërkimet po vazhdojnë ende.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe shoqja e saj, e cila ka rrëfyer ngjarjen e së shtunës.

“Mendova se ndoshta donte të më trembte dhe të dilte nga ana tjetër e varkës. Pas disa minutash e thirra ne emër e dëshpëruar” – tregon shoqja e futbollistes.

Kërkimet janë duke vazhduar, por ende nuk ka ndonjë informatë lidhur me Florijana Ismailin./