FutbollSporti

Atë që e bëri Manchester City sot, nuk e ka bërë asnjë skuadër nga top ligat evropiane këtë sezon

Që nga ardhja e Pep Guardiolas si trajner i Manchester Cityt, skuadra angleze është shëndrruar ndër skuadrat më të forta në Premier Ligë dhe jo vetëm, transmeton Ministria Lajmeve.


Në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Crystal Palace, City shënoi fitore me rezultatin 1-3, kështu duke e shënuar një rekord në Evropë.

Nga ndeshjet e zhvilluara deri më tani në gjitha kompeticionet, Manchester City ka arritur shifrën e 150 golave dhe bëhet skuadra e parë nga top ligat evropiane që ka arritur këtë shifër brenda këtij sezoni.

Ndryshe, kampioni në fuqi i Premier Ligës është në një garë të ashpër me Liverpoolin për titull këtë sezon. Momentalisht, City ka 83 pikë në krye të tabelës, vetëm një pikë më shumë se Liverpooli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *