E ardhmja e Baton Haxhiut – jashtë Kosovës – ky është vendi ku do ta vazhdojë karrierën [video]
Ish-drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, e ka lënë sot mes lotësh televizionin të cilin vet e kishte themeluar në shkurt të 2009-ës.
Pas plot 11 vjetësh si drejtues, ai sot tha se po e lë këtë institucion në pikun e tij.
Ndonëse nuk e bëri të ditur as sot, por as në letrën e publikuar mbrëmë – se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, duket se ai sërish do të jetë afër medias.
Ai para se ta lë Klan Kosovën – është merr me themelimin e një medias tjetër, dhe atë në Shqipëri, shkruan Insajderi.
Albanian Post është mediumi që më 10 janar 2020 është themeluar nga Baton Haxhiu