Showbiz

Dua Lipa në lot pas 6 nominimeve Grammy

Dua Lipa nuk ka arritur t’i përmbajë lotët nga gëzimi pas lajmit se është nominuar për gjashtë çmime Grammy.

Ajo është në mesin e yjeve me më së shumti nominime dhe në kategoritë më të rëndësishme, përfshirë këtu edhe për çmimin “Albumi i Vitit”, transmeton KOHA.

Lipa ka publikuar në Instagram video kur ka marrë lajmin e madh për të.

“Kjo nuk reale. Gjashtë nominime Grammy, çfarë është kjo jetë. S’mund ta besoj, 6. Zemra ime po ‘shpërthen’ dhe jam e shokuar. Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen, faleminderit Recording Academy”, ka shkruar Dua Lipa ndër të tjera në Instagram.