Të fundit

Dr Sabit Sahiti: Shpresojmë që ditëve në vijim të reduktohet numri i të infekturave me Covid-19 në Preshevë

Dr.spec. Sabit Sahiti i ftuar në televizionin Aldi ka deklaruar se nëntori ka qenë muaji i cili ka pasur numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus në komunën e Preshevës, përcjell Ministria e Lajmeve.

Tutje z.Sahiti ka shtuar se këto dy javët e fundit virusi famëkeq Covid-19 ishte më i ashpër ku dhe mori jetë njerëzish. Gjithashtu ai potencoi se mbi 80 përqind të pacientëve nuk kanë simptoma të ndërlikuara ndërsa pjesa tjetër me simptoma të rënda rekomandohen të hospitalizohen në spitalin e Vranjës dhe klinikën e Nishit, varësisht gjendjes klinike të pacientëve.

Por pulmulogu Sahiti jep dritë optimizmi duke thënë se ditëve në vijim do të ketë rënie të numrit të të infektuarve me Covid-19, në komunën e Preshevës.