Showbiz

ELLEN DEGENERES THYEN REKORDIN PËR DHURIMIN E NJË SHUME MARRAMENDËSE PËR BAMIRËSI

Ellen DeGeneres ka thyer rekordin për dhurimin  e një shume marramendëse duke i surprizuar një familje me 1 milion dollarë, raporton Independent,shkruan Ministria e Lajmeve.

Si pjesë e emisionit të saj 12 ditë të dhurimit në Nëntor, Christi dhe Robert Daniels, të cilët janë prindër të 4 djemve, ishin zgjedhur fitues të këtij çmimi nga zemërgjerësia dhe dëshira e tyre për të ndihmuar komunitetin, pavarësisht problemeve financiare që i kishin vetë.

Ata fituan një pako me dhurata që i përfshinte mijëra euro në kartelë, një televizor, dhe dy bileta aeroplani për të ardhur në emisionin e Ellen.

“Pavarësisht me çka jeni duke u përballur, pavarësisht nëse po jetoni kredi pas kredie, ti prapë se prapë mundohesh ti ndihmosh të tjerëve”, tha Ellen në emisionin e saj.

“Ju jeni këtu sepse ne duam të bëjmë diçka të madhe, diçka që nuk e kemi bërë kurrë më parë”- vazhdoj ajo gjersa dhuroi çekun prej 1 milion dollarëve familjes nga California.