Showbiz

Albulena Jashari shkëlqen në “The Voice of Finland”

Këngëtarja shqiptare Albulena Jashari ka bërë një performancë të shkëlqyer në “The Voice of Finland”.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka thënë se iu ka realizuar ëndrra, dhe qysh tani ndihet fituese.

“Momenti ma i bukur i jetës time. Ëndrra jem u realizua, çka do që ndodh në këtë rrugëtim tash e tutje nuk ka rëndësi. Unë ndihem fituese”, ka shkruar ajo.