Dua Lipa, imazh i YSL Beauty
Këngëtarja Dua Lipa është zgjedhur për të qenë imazh i YSL Beauty.Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë e suksesshme dhe tejet e komentuar në media, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Emri i saj lakohet shpesh për arsye të ndryshme madje një numër i madh i fëmijëve janë pagëzuar me këtë emër.
Duke qenë e tillë ajo është përzgjedhur së fundmi për të qenë imazh i i kompanisë së bukurisë YSL Beauty , lajm të cilin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.
Në një postim në Instagram, Dua ka shpërndarë një video në të cilën shihet me parfumin “Libre Intense”.“Edhe një tjetër bashkëpunim me familjen time YSL Beauty”, ka shkruar ajo në përshkrim.Nuk është hera parë që këngëtarja bashkëpunon me këtë kompani.