Lajme

Mal i Zi/ Pjesëmarrje e madhe në zgjedhje: Deri në orën 13:00 dalja 54,1 %

Deri në ora 13 në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 54,1 % të votuesve.

Sipas rajoneve, të dhënat e cemi-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 54,4 %, në veri të Malit të Zi 48,6 % kurse në jug 57.2 % e votuesve.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2016 dalja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 39.9% kurse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, pjesëmarrja deri në ora 13:00 pasdite ishte 33.3%.