Dua Lipa i bën thirrje ‘Apple’ të vendosin Kosovën në hartë
Dua Lipa i është bashkuar peticionit të kosovarëve.
Dua Lipa si edhe shumë shqiptarë të tjerë ka reaguar në rrjete sociale pas ‘gabimit’ që kompania ‘Apple’ ka bërë duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Këngëtarja ka huazuar një foto të një faqe ‘Ballkanism’ në Instagram të cilën e ka shpërndarë në profilin e saj, ku shkruan “Kosova është më shumë se sa një grumbull i numrave. Ekziston dhe duhet të respektohet. Apple duket të kesh shumë përgjigje për Kosovën dhe Palestinën”.
Ndërsa Dua shtoi “Apple ne jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”