FutbollSporti

Granit Xhaka me shokë, e mposhtin Manchester Cityn dhe sigurojnë finalen e madhe

Arsenali ka triumfuar ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e FA Cup.

Skuadra e Mikel Artetas është kualifikuar për finalen e madhe. Aubameyang ka shënuar dy gola në këtë takim, kurse Xhaka poashtu po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme, shkruan GB.

Si Arsenali ashtu edhe Manchester City kishin raste tjera në këtë takim por që rrjetat nuk u tundën më. Arteta arriti me sukses që ta eliminonte “ish-mësuesin” e tij në këtë takim, kurse tash pret njërin nga dy kundërshtarët e tjerë që do të luajnë në gjysmë finale nesër, Chelseas ose Manchester United.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër në ora 19:00.