Drejtoria e shkollës “Ibrahim Kelmendi”, njoftim rreth formës së mësimdhënies për nxënësit
Njoftim nga drejtoria e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Të dashur nxënënës, të nderuar kolegë
Pas një pushimi 3javor,të hënën (24 janar)do t’i rikthehemi mësimit !
Për shkakë të situatës pandemike,jemi të detyruar që gjysmëvjetorin e dytë ta fillojmë edhe me modelin e kombinuar!
Sipas vendimit të Ekipit të Shkollës, nxënësit më të vegjël të shkollave fillore, gjegjësisht nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën,mësimin do ta ndjekin drejtpërdrejt, kurse klasat e 5-ta deri në të 8-tën do të kenë model të kombinuar të mësimdhënies.
Modeli i kombinuar për nxënësit e shkollave fillore do të thotë që ata të shkojnë në shkollë çdo ditë.por të ndarë në dy grupe (grupi A dhe grupi B)
Grupi A vjen në shkollë të hënën,të mërkurën dhe të premtën,ndërsa grupi tjetër (grupi B) ndjek mësimet nga distanca.
Grupi B vjen në shkollë të martën dhe të premten,ndërkaq grupi A i ndjek mësimet nga distanca.
Të hënën fillon mësimin grupi A.
Është sugjeruar nga ekipi i shkollës që gjatë qëndrimit në shkollë, nga momenti i hyrjes në oborrin e shkollës deri në daljen nga oborri i shkollës, përdorimi i maskave mbrojtëse është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit, nxënësit dhe palët e treta.
P.S Luten prindërit e nxënësve që të mos i lëshojnë fëmijët e tyre të vijnë në shkollë,nëse eventualisht vërejnë që ndonjëri nga fëmijët ka simptome të gripit!
Urime dhe suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit!