Dr.Tiodoroviq akuzon shqiptarët për përkqësimin e situatës epidemiologjike në Bujanoc
Epidemiologu Branislav Tiodoroviq akuzoi komunitetin shqiptar për situatën e përkeqësuar epidemiologjike në komunën e Bujanocit.
Ai për RTSnë është shprehur se situata epidemiologjike në vend është duke u përmirësuar, dhe se është e paqëndrueshme “përveq jugut ekstrem” të vendit, dhe shtoi se kjo i referohet veçanërisht komunës së Bujanocit.
– Shqiptarët trajtohen në shtëpi, ose paraqiten nëpër ordinanca private dhe disa të tjerë hospitalizohen në instucionet shëndetësore në Kosovë, por kur gjendja e tyre përkeqësohet, atëherë ata paraqiten në spitalet në Vranje ose Nish, tha Tiodorović në një intervistë për televizionin publik serb.
Kujtojmë se dr.Tiodorović, i cili është anëtar i Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë, para disa ditëve vizitoi Bujanocin, ku tha se problemi më i madh ishte se numri i saktë i personave të infektuar me virusin Covid-19 nuk dihej.