LajmeTë fundit

Presidenti Thaçi i reagon ministrit të Sllovakisë, Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Europë janë të panegociueshme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi duke iu referuar Lajcak në cilësinë e ish-kolegut, e ka sugjeruar ata ta ndihmojë Sllovakinë që fillimisht ta njoh shtetin e Kosovës apo të paktën Kosovës t’i mundësojnë që në OSBE të ketë zërin e saj.

”I nderuar ish kolegu, Miroslav Lajcak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën – ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vienë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën. Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Europë janë të panegociueshme”, shkruan Thaci në Twitter