Të fundit

Diaspora preshevare në përkrahje të Ardita Sinanit

Kryetarja e PVD-s dega në Preshevë Ardita Sinani nëpërmjet një njoftimi ka publikuar një dokument ku disa bashkatdhetarë preshevarë nga disapora i kanë dhënë mbështetje për zgjedhjet lokale që do të mbahen me datë 28mars në Preshevë.

Njoftimi i plotë i znj.Sinani :

Partia për Veprim Demokratik është partia e parë e Luginës së Preshevës që e ka shtrirë aktivitetin e saj në mërgatë përgjatë viteve ’90.

Mërgata ka një kontribut të jashtëzakonshëm për rezistencën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në çdo aspekt ku ka kontribuar. Besoj se ky bashkëveprim duhet të institucionalizohet më shumë midis komunave, Këshillit Kombëtar dhe deputetëve shqiptarë.

Institucionet në Luginën e Preshevës kanë përgjegjësi që të krijojnë hapësira për mërgatën.

Ka politikanë vendorë që e kanë trajtuar mërgatën pothuajse vetëm si makineri votash dhe si plaçkë financiare. E kanë shfrytëzuar si të tillë për interesa private, për ta harruar pastaj atë kur kanë qeverisur. Kjo është lehtë për ta bërë.
Por, unë nuk e bëjë këtë.

Dua bashkëpunim të sinqertë dhe bashkërendim produktiv me mërgatën për të pasur rezultate për të mirën e përgjithshme!

Partia për Veprim Demokratik ka mbështetës të shumtë në mërgatë. Por, bashkëveprimi dhe bashkërendimi duhet të thellohet dhe të pasurohet shumë më tepër. E për këtë duhet të bëjmë më shumë nga të dy anët, por sidomos ne si parti dhe institucione.

Ndjehem e nderuar të kem përkrahjen Tuaj! Jeni forcë, shtytje e inkurajim për të çuar proceset para!

Ju falënderoj përzemërsisht!

Me respekt,

Ardita Sinani