Ditë e zezë në Serbi, virusi Covid-19 u merr jetën 13 personave
Aktualisht në Serbi 110 pacientë gjinden në respirator.
Gjithsej 16,719 raste të konfirmuara me COVID 19 janë regjistruar në Republikën e Serbisë deri në orën 15:00, më 7 korrik 2020. Që nga raporti i fundit, janë testuar 8.228 persona, nga të cilët 299 janë pozitivë, njoftim i publikuar në faqen e internetit të Covid19.rs.
Deri në ora 15:00 pasdite, në Republikën e Serbisë u testuan gjithsej 455.604.
Aktualisht ka 110 pacientë në respirator, ndërsa numri i rasteve aktive me koronë është 2,942.
Në 24 orët e fundit, 13 persona vdiqën nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në Serbi është 330.