Opinione

Diaspora Shqiptare e shkolluar në perëndim- opsion i udhëheqjes në shtetet amë


Bazuar në hulumtimet shkencore më aktuale nga Shkenca e Lidershipit (Çitaku et al. 2012, 2017, 2018, 2019) kërcënimi më i madh që i bëhet tërë botes sot, vjen nga lidershipi jo-kompetent.
Duke parë rrëmujën shtetshaktërruese dhe vetëshkatrruese në Shqipëri, Kosovë dhe viset tjera të banuara me Shqiptar në Ballkan, i vetmi opsion për t’i drejtuar qytetarët e këtyre viseve drejtë prosperitetit që ata meritojnë është që Diaspora Shqiptare e shkolluar mirë nëpër vendet perëndimore t’i marrë në duar timonet drejtuese të këtyre shteteve.
Dhjetë dëshmi përse i vetmi opsion i udhëheqjes të shteteve amë është Diaspora Shqiptare
Diaspora Shqiptare posedon kuadro të specializuara dhe më përvojë dekadash në shtetet perëndimore
Diaspora Shqiptare tani ka gra dhe burra që janë të shkolluar/a nëpër institutet dhe universitetet më prestigjioze të botes. Këto bija dhe këta bij të kombit më dekada të tëra janë duke dhënë kontribut të madh në shtetet perëndimore për zhvillimin e më tejshëm të tyre, si në shkencë, teknologji, ekonomi, shëndetësi, lidership etj.
Diaspora Shqiptare është shumë punëtoreÇdo grua dhe burrë i Diasporës Shqiptare më shumë punë dhe mund ka arritur aty ky ajo/ai është. Këta njerëz të vyer kanë krijuar një rezistencë të çeliktë kundër stresit, duke u përballuar më shumë vështirësi dhe barriera që stereotypet dhe klishetë e vendeve perëndimore përkatëse kishin dhe ende kanë ndaj Shqiptarëve. Këtyre klisheve stereotipive anti-Shqiptare, natyrisht ju kanë ndihmuar vendet amë të keqqeverisura.
Diaspora Shqiptare është shumë e pastërDiaspora Shqiptare është shumë e pastër, atë që ka arritur e ka arritur më djersë dhe është shumë krenare më të arritjet e veta. Ajo ka një histori të orientimit social, pra kurrë nuk ka marrë asgjë nga vendet amë, por ka dhuruar shumë çdo herë për vendet amë. Kjo do të thotë që Diaspora Shqiptare është e mësuar të jap për vendet amë e jo të merr nga ato, apo ti vjedhë vendet amë siç fatkeqësisht jemi mësuar më qeveritarët në vendet amë, që çdo herë e kanë vjedh edhe ende e vjedhin djersen e qytetarëve të vet.
Diaspora Shqiptare ka përvojën e demokracisëDiaspora Shqiptare duke jetuar nëpër vendet perëndimore që kanë përvoja të gjata demokratike, ka fituar një kulturë të vërtetë demokratike. Shumë nga ato/ata kanë lindur në shtetet perëndimore dhe nga sjelljet dhe kultura nuk i dallojnë dot nga njerëzit që dem-babadem kanë rrënjët e tyre në perëndim. Fatkeqësisht në vendet amë nuk ka demokraci të mirëfilltë, ende dominon politika mafioze, korruptive diktatoreske, vetëshkatërruese e tipit ballkanik.
Diaspora Shqiptare ka traditë organizative për ti shpëtuar vendet amëShikuar historikisht, çdo herë kur vendet amë kanë qenë të rrezikuara Diaspora Shqiptare ka ditur të vetorganizohet dhe të shpëtojë mëmëdheun. Edhe përvoja e fundit e luftës së Kosovës dëshmon se në formimin e UÇK-së kontributin më të madh e dhanë Diaspora Shqiptare. Shumë gra dhe burra nga Diaspora Shqiptare dhanë edhe jetën për lirinë e Kosovës. Diaspora Shqiptare edhe tani është e gatshme ti shpëtojë vendet amë nga keçqeverisjet.
Diaspora Shqiptare është lodhur së prituriDiaspora Shqiptare u dha shanse politikbërsve të vetëdijesohen, në Shqipëri më së 30 vite dhe në Kosovë më se 20 vite. Fatkeqësisht ky vetëdijesim nuk ndodhi, përkundrazi qeveritë e vendeve amë gjatë tërë periudhës së cekur më lartë ishin jo kompetente të udhëheqin dhe u munduan që kurrë mos ti dhanë shanse Diasporës Shqiptare të kyçet në proceset politike. Pushtetarët vepruan kështu sepse kishin frikë nga dija dhe përvoja demokratike e Diasporës Shqiptare.
Diaspora Shqiptare ende është duke i shpëtuar nga insolvenca totale vendet amëDiaspora Shqiptare ndanë kafshatën e gojës dhe të fëmijëve të vet më vendet amë, vetëm e vetëm që këto të fundit mos të falimentojnë. Po mos të ishin miliarda euro që vinë nga Diaspora Shqiptare, vendet amë do duhej të bënin insolvencë totale, siç ju deshtë Greqisë të bëj para ca vitesh, edhe pse Greqia vetëm nga turizmi fiton në vit miliarda Euro dhe dem- baba dem ishte ekonomikisht më e fortë se shtetet amë.
Diaspora Shqiptare e do vendin amë dhe kanë investuar tërë pasurinë atjeShumica nga Diaspora Shqiptare kanë investuar tërë pasurinë e vet në vendet amë. Ata në raste të shumta ende banojnë nëper banesa të vjetra e të lira në vendet perëndimore vetëm e vetëm që tër pasurinë ta investojnë në atdhe, duke ndërtuar shtëpi e objekte moderne. Ky është edhe një fakt dëshmues, që Diaspora Shqiptare nuk do rri duarkryq dhe të shikoje se si djersës dhe pasurisë së tyre është duke i humbur vlera.
Diaspora Shqiptare ka krijuar karrierë dhe është e ngopur meluksin materialDiaspora Shqiptare shumë punëtore, ajo ka grumbulluar mjaft pasuri materiale. Ata që janë shkolluar kanë arritur të bëjnë emra dhe karrierë në drejtimet e veta dhe përkundër qeveritarëve të deritashëm në vendet amë, nuk kanë ndonjë ambicie karriere apo të bëjnë emër për tu futur në politikë, sepse shumë nga ata e kanë arritur kulminacionin në karrierë dhe kanë emër të njohur në arenën ndërkombëtare. Ata i futen politikes në vendet amë vetëm për ti shpëtuar këto nga s’bëra dhe çoroditja e mëtejshme dhe natyrisht për ti mbrojtur investimet e tyre që i kanë bërë gjatë tërë jetës në vendet amë.
Diaspora Shqiptare thotë mjaftë, tani ne do i drejtojmë vendet amëPrej disa vitesh më radhë Diaspora Shqiptare është duke shfaqur mospajtimin e saj më keqqeverisjet në vendet amë. Tani shefen shumë organizata që përmes rrjeteve sociale shfaqin hapur gatishmërinë e tyre për të marrë në duar udhëheqjen e vendeve amë. Shohim qartë bashkimin e intelektualëve të Diasporës Shqiptare dhe gatishmërinë e tyre të kyçen si organizatë politike në proceset e udhëheqjes se vendeve amë. Ata nuk dëshirojnë të kyçen në ndonjë parti politike ekzistuese në vendet amë, sepse ato nuk dallojnë fare nga njëra-tjetra sa i përket strategjive të udhëheqjes. Ne së shpejti do dëgjojmë emra eminent nga shkenca botërore dhe afarist të suksesshëm të jenë kyçur në organizatën politike të Diasporës Shqiptare, për shpëtimin e vendeve amë nga vetëshkatërrimi dhe denigrimi human e qytetar.
Nga Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern)Rreth autorit: Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) është profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale për programet Doktoratë, PhD, MSc. dhe MAS; Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër; Supervizor në universitetin prestigjioz ETH në Zvicër; Shkencëtar; Këshilltar dhe trajner i liderëve më kalibër të lartë; Folësi kryesor në shumë konferenca ndërkombëtare me reputacion.