KryesoreMaqedoni

Detaje të tragjedisë në Shkup: Policia bën të ditur shkakun e vdekjes së aktores e politikanes

Biljana Belicanec Aleksic (45), aktore e njohur maqedone dhe ish kryetare e komunës së Shkupit Kisela Voda, është gjetur e varur në banjon e banesës së saj, ka konfirmuar policia maqedonase për mediet e atjeshme, transmeton Gazeta Metro.

Siç shkruan portali “Vecer”, trupin e aktores e ka gjetur bashkëshorti i saj Sasa Milenkovski. Ai rreth orës 22.30 e ka thirrur policinë e ndihmën e shpejtë, por mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen.

Ndonëse policia ka konfirmuar se fjala është për vetëvrasje me varje, trupi i aktores është dërguar në mjekësinë ligjore dhe se shpejti duhet të bëhet obduksioni.

Biljana Belicanec Aleksic ka lënë pas vetes dy fëmijë të mitur nga martesa e parë me një stomatolog nga Shkupi. Para do koje është martuar sërish me regjisorin maqedon Sasa Milenkovski.