KryesoreLajme

Universiteti Internacional i Novi Pazarit-dega në Preshevë mbajti ceremoninë e inaugurimit

Universiteti Internacional i Novi Pazarit-dega në Preshevë, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur ceremoninë e inagurimit të hapjes së objektit të ri në Qytetin e Preshevës.

Të pranishëm gjatë kësaj ceremonie ishin Studentë, Profesorë, Koordinatori i “U.I të Novi Pazarit”‘ Kujtim Sadriu, kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, Media dhe qytetarë anembanë Luginës.

Presheva ka dëshmuar ndër vite se meriton një objekt të tillë të shkollimit të lartë për për studime të nivelit Bachelor dhe Master, andaj shpresojmë nga ky kult i diturisë të dalin shumë breza të rinjësh që do ta dërgojnë vendin tonë përpara, si dhe të dëshmojnë ne vendet rajonale që Lugina e Preshevës ka pasur dhe ka ende intelektual të mirëfilltë që i duhen kombit shqiptarë.