Dështon mbarvajtja e sancës së Kuvendit Komunal në Preshevë
Sot përsëri ka dështuar mbajtja e seancës së parë të Kuvendit Komunal, situatë e cila është krijuar nga data 02.03.2020, e po vazhdon edhe më tutje.
Kjo është tentativa e tretë e dështuar për të mbajtur seancën e parë të Kuvendit Komunal, e thirrur për datën 02.03.2020, e cila fillimisht u shty për 09.03.2020, e një dit para afatit të mbajtjes u shty edhe një herë.
Seanca është dashur të fillojë sot në orën 10:00, derisa po i afrohemi orës 12:00 dhe seanca nuk ka filluar për shkak të mosprezencës të të gjithë këshilltarëve të qeverisjes lokale, mundemi të themi se ka dështuar të mbahet për të tretën herë.