FutbollSporti

Dështim i plotë: sezoni më i keq që nga 1999 për Real Madrid

Real Madrid e mbylli la Liga si më keq nuk mundte. Në takimin e fundit të kampionatit në Bernabeu, Blancos humbën 2-0 kundër Betis, duke marrë kështu humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Të besuarit e Zidane godasin vetëm një shtyllë me Benzema, pastaj dorëzohen në inisiativën e andaluzianëve që shënuan në të 61′ me Loren e në të 75′ me Jesé.

Për Real përfundon një sezon i tmerrshëm, me 12 humbje në Liga e fishkëllimat e publikut janë plotësisht të merituara. Ky është rezultati më i keq për merengues që nga 1999, por situata bëhet edhe më dramatike nëse merren në konsideratë të gjitha kompeticionet, ku humbjet kapin shifrën 18.

Ardhja e Zinedine Zidane u duk se mund të lehtësonte disi situatën brenda dhomave të zhveshjes të Blancos, por rikthimi i francezit nuk zgjidhi asgjë e Real tani duhet të bëjë llogaritë me një skuadër për tu riformuar e me shumë emra të rëndësishëm në zërin e daljeve.