FutbollSporti

Talenti 20-vjeçar shqiptar shkëlqen në “Ligën e Europës”

Futbollisti i Shqipërisë siguroi fitoren e parë të Romës në Europë, duke shënuar me golin e dytë dhe vendimtar ndaj Jang Boisit në Zvicër.

Ekipi i Paulo Fonsekas arriti ta fitonte me përmbysje takimin 1-2, por duhej Kumbulla në vendin dhe kohën e duhur për të hipotekuar 3 pikët e para të kryeqytetasve në Ligën e Europës.

Talenti 20-vjeçar shqiptar ka lindur në Itali, por është me origjinë nga Shkodra. Ai ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në “Ligën e Europës”, ku dhe pse luan si mbrojtës, ka arritur të shënojë dhe t’i japë skuadrës së tij fitoren e parë në Europë, duke u kthyer në një hero.

Mediat italiane e kanë vlerësuar me nota të larta performancën e tii. Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka gjetur tashmë yllin e saj në mbrojtje, i cili do të shkëlqejë edhe për shumë vjet të tjera, duke marrë parasysh moshën e re të Marashit. /Albinfo.ch