Të fundit

Dëshmitari rrëfen momentet e aksident në Gjilan

Gani Dërmaku, dëshmitar i aksidentit të sotëm në Gjilan, ka rrëfyer momentet e aksidentit të mesditës të së enjtes.

Një kamion ka goditur disa vetura teksa në një aksident zinxhiror duke shkaktuar vdekjen e një personi e duke lënduar më shumë se 15 të tjerë.

“Isha duke ardhur rrugës rreth orës 14:10 duke kaluar rrugën te rrethi. Kemi dëgjuar disa zhurma. U habitem se ndonjë tërmet apo diçka. Kemi pa kamionin me tabela 01. Ishte stërmbushur me ujë. Sipas gjasave kishte humbur frenat dhe nuk ka mundur të ndalej. Kamioni ishte nga rruga e Ferizajt duke u lëshuar poshtë kishte humbur kontrollin. Një qytetar duke kaluar rrugën e ka goditur dhe ka ndërruar jetë në atë vend. Nëse e ka goditur pemën qëllimisht ka qenë veprim i mirë për të ngadalësuar shpejtësinë”, ka thënë ky dëshmitar për KTV-në.