Lajme

Limaj: Nga sot Kosova ka pozicion zyrtar në dialog

Pas miratimit në Kuvend të projektligjit për dialogut dhe Platformës, kryetari i Ekipit negociator Fatmir Limaj ka thënë se është një lajm i mirë.
Miratohet platforma për dialogun
“Kanë ndodhë dy ngjarje të rëndësishme, Parlamenti ka votuar ligjin për delegacionin mbi të gjitha platformën. Nga sot Kosova e ka një pozicion zyrtar dhe një zë që ka votuar në Kuvend. Negocimi e mundshëm me Serbinë do ta ketë platformën. Kjo platformë mbështetet tërësisht në Kushtetutën e Kosovës ndërsa delegacioni është votuar nga Parlamenti dhe platformën e ka delegacioni shtetëror i mbështetur në parlament”, tha ai. Limaj gjithashtu ka thënë se ligji i përcakton kompetencat e këtij ekipi, transmeton kp. “Ligji i përcakton kompetencat, më shumë merret me kompetencat. Ndërsa platforma i ka parimet. Janë diku dhjetë parime që janë udhërrëfyes mes dialogut Kosovë- Serbi”, u shpreh ai.