Të fundit

KKSH: Grafitet tek murali në Bujanoc janë tregues i shtypjes së shoqërisë shqiptare në Serbi

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin e tij lidhur me rritjen e shqiptarofobisë në Serbi.
Grafitet e fundit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, “Kosova është Serbi”, janë vetëm tregues të klimës dominuese shoqërore në Serbi kundër pakicave në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

Do të ishte reduktim të trajtohen këto grafite si shprehje individuale e urrejtjes. Ato janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi.
Këshilli Kombëtar Shqiptar fton organet përgjegjëse në Bujanoc që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes.
Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore kur edhe i propozuari për ministër të brendshëm z. Aleksandër Vulin nga mandatarja për postin e Kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, znj. Ana Bërnabiq, i cili krenohet me fyerjet publike ndaj pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.