Derisa vazhdon rritja e çmimeve në Preshevë, shporta e konsumatorit vazhdon të varfërohet
Shporta e konsumatorit ngelet e varfun karshi rritjeve enorme të çmimeve dhe pagave minimale që marrin në Rebublikën e Sërbisë në përgjithësi, e gjithashtu edhe në Luginën e Preshevës në veçanti.
Nëse në një familje katër anëtarëshe I punësuar është vetëm kryefamiljari dhe merr pagën prej 346 euro sa është e paraparë për një pagë minimale, shpenzimet për gjërat bazike si miell, vaj e sheqer, nuk lënë gjëra tjera për të dëshiruar, pasi çmimi i të njëjtave është tre fish më shumë se sa tre vite më parë.
Ekonomisti Urim Nasufi nga Presheva, tregon se as paga mesatare që figuron në entin statistikorë, nuk e përmbushë kërkesën e as nevojën e një familje.
’’Shporta e konsumatorit për një familje 4 anëtarëshe është rreth 754 euro, gjë që për një familje me një të punësuar nuk mund të mbulohet’’ u shpreh Nasufi për PreshevaPRESS.
Paga minimale shkon në 346 euro, ajo mesatare në 670 euro dhe paga maksimale e deklaruar është 3.658 euro.
Nasufi mes tjerash tregon se na pret një sfidë e madhe me të cilën duhet të përballemi nëse problemet financiare për të punësuarit nuk zgjidhen nga shteti.
Sipas tij rritja graduale e pagave minimale nga viti 2018 ka një përqindje të vogël të stabilitetit ekonomik familjarë, por kostoja e lartë e produkteve nëpër shitore do të na shpie drejtë një standardi të dobët në konsumimin e gjërave bazike.
‘’Nëse vazhdon trendi ku rritja apo stagnimi i pagës minimale ngec në krahasim me rritjen e normës së inflacionit, atëherë ky trend do të ketë si pasjojë rënien e standardit jetësor për popullatën e një vendi.” përfundon Nasufi prononcimin për PreshevaPRESS.
Lëvizja (rritja) e pagës mesatare minimale neto për 1 muaj (e paraparë sipas ligjit, e që është obligative që punëdhënësi duhet të i paguajë puinëtorit) sipas viteve:
- 2022- 303 euro
- 2021- 277 euro
- 2020- 260 euro
- 2019 – 234 euro
- 2018 – 215 euro