Të fundit

Teatri i Preshevës sonte sjell shfaqjen “Vdekja e hijshme”

Sot, 20 shkurt, duke filluar nga ora 19:00 në Shtepine e kultures ne Presheve do të jepet premiera e shfaqjes “Vdekja e hijshme”.

Shfaqja ne fjale eshte e autorit Mexhid Memeti me regji te Kastriot Saqipit dhe per here te pare jepet premier ne qytetin e Presheves nga Teatri i Qytetit Preshevë.

Shfaqja “Vdekja e hijshme” sjell një histori dashurie mes Hasan Agës dhe qikës Potureshë, te cilet sipas te dhenave jane me prejardhje nga fshati Zhunicë.