Deri më tani 50 të vdekur e mbi 3.000 të plagosur në Bejrut pas shpërthimit të frikshëm
Statistikat e fundit të nxjerra nga Libani raportojnë për 50 të vdekur dhe mbi 3.000 të plagosur pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin Bejrut.
Shpërthimi në qytetin port pranë një fabrike fishekzjarresh në orën 6 me orën lokale shkaktoi një katastrofë në vend.
Ministri i Shëndetësisë tha se fabrikat ku ndodhi shpërthimi mendohet të kenë pasur material të shumta eksplozive.
Ndërkohë ushtria libaneze ka dalë menjëherë në terren. Shpërthimi ka ndodhur përpara verdiktit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.
Shpërthimi i dytë i pakonfirmuar u raportua të ishte pranë rezidencës së Haririt në të njëjtin qytet.