Bota

Vdes vëllai i Trumpit

Vëllai i presidentit amerikan, Donald Trump, ka vdekur të shtunën në moshën 71 vjeç, ka shkruar vetë presidenti.

Trumpi e kishte vizituar atë të premten në spitalin e New York-ut, pasi zyrtarët nga Shtëpia e Bardhë kishin thënë se vëllai i tij, Robert Trump, ishte sëmurë rëndë, raporton AP.

“Me zemër të thyer u them se vëllai im i mrekullueshëm, Roberti, ka vdekur sonte”, ka thënë Trump përmes një deklarate.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ishte shoku im më i mirë. Do të ndjehet mungesa e tij, por do të takohemi prapë. Kujtimet e tij do të jetojnë në zemrën time përgjithmonë. Të dua Robert. Pusho në paqe”, ka shkruar tutje.