Deri më fund të shtatorit qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë kufirin pa pengesa
Duke filluar nga 1 qershori deri më 30 shtator të gjithë qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria do të kalojnë në kufijtë e dy vendeve.
Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët e të dy qeverive.
“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë, në kufijtë tonë, qytetarët do të kalojnë pa qenë nevoja të kontrollohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
Ndërsa, ministri Xhelal Sveçla tha Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
“Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, qoftë në luftimin e veprimeve ilegale. Sot do të nënshkruajmë marrëveshjen që deri në fund të shtatorit do të ketë kalim të lehtë të kufirit”, tha Sveçla. /Telegrafi/