Të fundit

Kryetari Arifi vizitoi shtëpinë e djegur të familjes Ajvazi në Preshevë

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka vizituar shtëpinë e djegur të familjes Ajvazi nga Presheva, përcjell Ministrialajmeve.com

Arifi shikoi në detaje dëmet që ka pësuar shtëpija nga zjarri, poashtu shkëmbeu disa biseda me kryefamiljarët e shtëpisë për fatkeqësinë që i ka ndodhur kësaj familje.

I pari i komunës u tha se çdo gjë që ndodhë është një caktim dhe se familjarët e kësaj shtëpie nuk duhen të shqetësohen sepse gjithçka do të rregullohet e do të kthehet në normalizim, si dhe shoti se ajo që është më e rëndësishme pas gjithë kësaj ndodhie është që anëtarët e kësaj familje janë shëndoshë e mirë.