Lajme

Deputetja e AAK pyet ku janë Ministrja Haxhiu dhe Ministri Vitia që s’po flasin për vdekjen e 26 vjeçarit

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jetë të një të riu në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ajo ka kërkuar që Ministrja e Drejtësisë, Albulen Haxhiu dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, që të flasin për rastin.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për ndarjen nga jeta të 26 vjeçarit i cili po mbahen në karantim.

Shkrimi i plotë i saj në Facebook:

Sot u shua jeta e të riut nga Gjilani A.M.! Familjes së të ndjerit ngushëllimet më të sinqerta. Dje kam kërkuar nga Prokuroria të nisin me hetimet dhe sot Prokuroria këto hetime vetëm duhet t’i zgjeron. Nuk ma lejon pijeteti dhe edukata ta politizoj një tragjedi për poena politikë. Por të çohen të flasin sonte Arben Vitia e Albulena Haxhiu? Kush do të jep dorëheqje pas kësaj tragjedie?

Kosova sonte humbi jetën dhe ëndërrat e një të riu për shkak të keqmenaxhimit!

Turpi do të mbetet tek ju.

Hetuesia duhet të ndriçojë rastin në detaje!