Lajme

Albin Kurti tregon nëse do të ketë protesta nëse formohet qeveria e re

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ai nuk do të organizojë protesta nga posti i kryeministrit në detyrë.

Ai ka thënë se njoftimet në rrjete sociale për protesta nuk janë të iniciuar nga partia që drejton.

Ndërsa, tha se nuk mund t’i ndaloj qytetarët e vendit që të protestojnë.

“Ne nuk e kemi organizuar një gjë të tillë dhe nuk është se afirmojmë një gjë të tillë. Si kryeministër në detyrë, unë nuk jam person që organizoj protesta. Nëse do më duhet të rikthehem në pozitën e kryetarit të LVV-së në kuptimin aktiv të fjalës, atëherë duhet të mbledhim kryesinë dhe t’i marrim vendimet, por kjo nuk është protestë që e kemi iniciuar ne”, tha ai në emisionin Jeta në Kosovë.

“Qytetarët s’kanë qenë kurrë më të zemëruar, unë si ndaloj dot të protestojnë, mirëpo nuk mund të them që kjo protestë është organizuar nga ne”, deklaroi ai.