Të fundit

Deputeti Shaip Kamberi priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Ambasadori Ferguson pas vizitës së djeshme në Preshevë sot ka vizituar Bujanocin ku ka takuar deputetin Shaip Kamberi

“Prita në Bujanoc Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧, SH. T. Edward Ferguson.

Biseduam për rëndësinë e implementimit të Planit 7 pikësh.

Njohja e diplomave, ndalimi i pasivizimit selektiv e integrimi në institucione shtetërore janë parakusht për ndërtimin e barazisë mes komuniteteve.

Ambasadorit Ferguson i tregova edhe për rëndësinë që ka pjesmarrja e përfaqësuesëve politik të shqiptarëve në takimet e ambasadorëve të formatit “Miqt e Jugut”, prandaj kërkova që një gjë e till të na sigurohet për takimin e radhës.

Prezenca e ndërkombëtarëve në Luginë të Preshevës vazhdon të mbetet e domosdoshme për t’i kontribuar realizimit të drejtave që na takojnë.” ka njoftuar Shaip Kamberi