Të fundit

Demo Berisha pjesë e “Lëvizjes Kombëtare për Popullin e Shtetin” të Aleksandar Vuçiqit

“Sot, mbajtëm takimin e parë të Komitetit të Iniciativës për themelimin e Lëvizjes Kombëtare për Popullin dhe Shtetin.

Ka ardhur koha që të artikulojmë fuqinë e madhe të kombit tonë dhe të bashkojmë gjithë dijen dhe patriotizmin e popullit tonë, që të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët, ashtu siç e duam të gjithë.

Kjo lëvizje i fton të gjithë qytetarët e nderuar që të kontribuojnë për Serbinë me aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe të ndihmojnë që vendi ynë të bëhet më i suksesshëm në historinë e tij.

Sot po shuhen kufijtë dhe hapet rruga për një të ardhme të sigurt dhe të mirë për Serbinë tonë, një rrugë që çon drejt prosperitetit, përparimit dhe lirisë për të gjitha gjeneratat e ardhshme”. Kështu deklaroi presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit në të cilin u diskutua për formimin e Lëvizjes.

“Shpresoj të jetë e përshtatshme!

A ka ndonjë ndryshim ose shtesë që dëshironi të bëni?”

Ky është postimi i Presidentit Vuçiq pas takimit të sotëm me nismëtarët e themelimit të kësaj lëvizjeje, ku mes gjashtë pjesëmarrësve vërehet se në Këshillin Themelues është edhe drejtuesi i “Amzës Shqiptare”, Demo Berisha, i cili jeton dhe vepron në Novi Sad.