Delgacioni i Luginës së Preshevës takohen me Bob Mendez
“Kënaqësi e veçantë takimi i sotëm me Kryetarin e Komitetit për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.
Senatori Menendez ishte i gatshëm që të dëgjojë nga afër problemet me të cilat përballen shqiptarët në Serbi, në veçanti në Luginë të Preshevës.
Trajtimi i pakicës shqiptare mbi bazën e reciprocitetit me të drejtat që gëzon pakica serbe në Kosovë do të ishte zgjidhja adekuate për paqe të qëndrueshme e afatgjate” ka shkruar Ardita Sinani pas takimit