Të fundit

Delegacioni nga komuna e Preshevës bëri homazhe në Prekaz

Delagacioni i pushtetit lokal në Preshevë, sot bëri homazhe në Prekaz.

“Me rastin e përvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si delegacion i Komunës së Preshevës realizuam një vizitë në Prekazin Legjendar, për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari.

Heroizmi i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe i familjes së tij është një histori që nuk shuhet kurrë. Sakrifica e tyre na ka mësuar se liria ka një çmim të madh, por është e shenjtë dhe e domosdoshme” kështu ka shkruar kryetari i Kuvendit, Agim Sabedini