Deklarohet i dërguari i Trump, tregon arsyen e vizitës në Kosovë
Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka treguar arsyen pse ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Në një konferencë për media, para darkës së punës me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, Grenell ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe shtimi i vendeve të reja të punës është arsyeja e vizitës së tij.
“Kemi disa ide të cilat do t’i shtyejmë, janë shtytje ekonomike dhe në veçanti do të ketë vende pune. Presidenti Trump është i fokusuar tek vendet e punës kjo është aryeja pse kam ardhur këtu. Unë dua të fillojë të shikojë që të avancohet Kosova e po ashtu edhe Serbisë”, ka thënë Grenell.
Tutje Grenell ka shtuar se ata duna të shohin avancim në ekonomi.
“Të shohim avancim në ekonomi kjo është arsyeja kryesore. Cka po mundohemi të bëjëmë është që këto problem të mëdha të zgjidhen sepse njerëzit e Kosovës e meritojnë të kenë vende të reja të punës”, ka thënë Grenell.
Aktualisht Thaçi dhe ambasadori amerikan Grenell, janë duke darkuar në një prej restoranteve të Prishtinës, derisa nesër ai do të shkojë ta takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa