Lajme

Thaçi nga takimi me Grenell: Atë që të tjerët nuk arritën ta bëjnë, e bëri Grenell dhe Ambasada e ShBA-ve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me vizitën e sotme të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell.

Thaçi falënderoi Grenell për vizitën e tij dhe tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe njerëzit tanë në përgjithësi.

“Faleminderit shumë për ardhjen e tij në Kosovë për vizitë dhe në anën tjetër falënderoj për marrëveshjen që e kemi arritur nën lidershipin e ambasadorit Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj se është diçka e re, që të tjerët nuk e kanë arritur ta bëjnë, e bëri ambasadori Grenell dhe ambasada e ShBA-ve”, tha Thaçi.