Dëbohen refugjatë sirian nga Sombori në Bujanoc
Nga qyteti Sombor është organizuar një veprim tjetër operativ policor i dëbimit të rreth 400 refugjatëve të cilët nuk kanë një qëndrim të rregulluar, mësoi jozyrtarisht RTV.
Sipas kësaj medie 7 autobusë u organizuan për transportin e refugjatëve të cilët i sollën në Bujanoc dhe Pirot.
Shumica e refugjatëve janë sirianë dhe gjatë ditëve të mëparshme ata u zhvendosën në grupe jashtë qendrës së pranimit në periferi të Somborit.
Ky dëbim u organizua nga Komisariati për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur, Qyteti i Sombor dhe Departamenti i Policisë në Sombor./Titulli