Të fundit

Dëbohen dy shqiptarë nga Lugina e Preshevës kaluan kufirin ilegalisht në Novo Sellë

Dy shqiptarë me shtetësi serbe do të debohen për në Serbi, pasi të njëjtit dyshohet të kenë hyrë në Republikën e Kosovës në formë ilegale, duke iu shmangur vendkalimeve të rregullta kufitare.

Njësiti policor i kishte ndaluar të dyshuarit në fshatin Novosellë të Kamenicës, ty cilët isin nën shoqërinë e një tjetër të dyshuari kosovar, që po drejtonte veturën me targa të huaja.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të përshpejtuar para gjykatës dhe se pas përfundimit të procedurës pritet të dëbohen në shtetin fqinj.

Fsh. Novosellë, Kamenicë 29.01.2022 – 10:40.

Njësiti policor gjatë patrullimit, ka ndaluar veturën me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, në veturë kanë qenë edhe dy të dyshuarit tjerë meshkuj shqiptar shtetar të Serbisë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës duke iu shmangur vendkalimeve të rregullta kufitare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në procedurë të përshpejtuar para gjykatës, dhe pas përfundimit të procedurës të dëbohen në Serbi” thuhet në raportin policor.