ShqipëriTë fundit

Data e re e zgjedhjeve, reagon Rama: Nuk e njohim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se zgjedhjet lokale do të shtyhen për në datën 13 tetor.

Rama është shprehur në reagimin e tij, se data e vetme e zgjedhjeve lokale është 30 qershori, ndërsa ka ironizuar duke u shprehur se data e 13 tetorit ka dalë nga “filxhani i revolucionit”.

Reagimi

A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM